top of page

Rreth nesh

fffffff.jpg

n’Bjeshkë

Kompleksi turistik n’Bjeshkë (te Guri i Zi) ndodhet 3.5 km nga pjesa e banuar e fshatit Zaplluxhe në Komunën e Dragashit dhe mund të arrihet përmes një rruge të asfaltuar këtë vit nga komuna. Fshati Zaplluxhe (në territorin e Komunës së Dragashit) kufizohet me Komunën e Prizrenit dhe Maqedoninë e Veriut dhe është i arritshëm përmes dy linjave rrugore që vijnë nga Prizreni. Rrjeti elektrik është instaluar në të gjithë zonën dhe ka shumë burime natyrore të ujit.

​

Kompleksi turistik n’Bjeshkë (te Guri i Zi) po punon për tu bërë katalizator i turizmit rural dhe zhvillimit ekonomik të kësaj zone rurale. Operatori i themeluar përfaqëson një mundësi punësimi veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë dhe mungesën e mundësive të punësimit në këtë zonë rurale.

nbjeshke_agroturizem_120374159_968979126

Misioni dhe Vizioni ynë

Komuna e Dragashit ka një mori mundësish akoma të paeksploruara për aktivitete në natyrë dhe turizëm, duke përfshirë gjurmimin e kafshëve, vëzhgimin e zogjve dhe vëzhgimin e natyrës (përfshirë për qëllime akademike dhe kërkimore); peshkimi; shëtitje dhe ecje në kodër; biçikletë malore; kampim & piknik; eksplorimi i trashëgimisë, arkeologjisë dhe kulturës rurale; skijim; snow-shoeing; kalërim; çiklizëm; produkte vendore natyrore dhe të kultivuara (barishte, mjaltë, fruta dhe perime).

​

Qëllimi kryesor i biznesit është të zgjerojë dhe diversifikojë ofertën e turizmit rural në Komunën e Dragashit përmes infrastrukturës së përmirësuar, krijimit të atraksioneve inovative dhe integrimit të produkteve vendore, specialiteteve gastronomike dhe bukurive natyrore në një paketë të konsoliduar të ofruar nga kompleksi turistik n'Bjeshkë ( te Guri i Zi) në fshatin Zaplluxhe.

​

Krijimi i shërbimit të akomodimit brenda natës dhe përfshirja e tre atraksioneve të parashikuara do të rrisë numrin e mysafirëve / vizitorëve dhe periudhën e qëndrimit të tyre në kompleksin turistik dhe në zonë. Kjo do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për biznesin dhe do të gjenerojë nevojën për punësim të stafit shtesë.

​

​

bottom of page